Pa post në qeveri, Taulant Balla: E mira s’ka fund,me Ramën do të mërzitem nëse…

Taulant Balla ka folur për herë të parë pas shpalljes së qeverisë së re të Ramës dhe ndryshimeve në postet drejtuese të PS.

Balla thotë se nuk sheh asnjë shmangie të asaj që ka dëshirë të bëjë, ndërkohë që Rama nuk i dha asnjë post në qeveri apo parti.

Për Ballën, fakti i të qenit kryetar i grupit parlamentar të mazhorancës në mandatin e tretë është përgjegjësia e dytë më e rëndësishme pas Ramës.

Nëse ka ndonjë hatërmbetje me Ramën? Balla përgjigjet se do ët mërzitet me kryeministrin vetëm nëse nuk i kthen borxhin që PS i ka Elbasanit për mandatin e tretë, me vëmendje dhe investime.

“Nuk e mendoj që të jesh kryetar i grupit parlamentar të shumicës parlamentare në mandatin e tretë të mos jesh në pozicion të rëndësishëm, të drejtosh qarkun e dytë ku buron pushteti i socialistëve.Meqenëse jam depute t i qarkut të Elbasanit ku gjej rastin të falenderoj ata 90 mijë votues që si asnjëherë më parë dhe në mënyrë historike, PS ka pasur afro 70 mijë vota në Elbasan, kësaj radhe rritëm më të madhe në vend. Dua ti falenderoj një për një, çdo votues e votuese, edhe ata që nuk na votuan por që mendoj se koha do të tregojë se vota për PS është për të mirën dhe të ardhmen europiane, anëtarësinë e PS në Elbasan, patronazhistët të cilët bënë punë të shkëlqyer sepse ne kemi arritur dhe ditur të ngremë një strukturë e makineri elektorale shumë efikase, arritje historike për fitoren e mandatit të tretë.

Dhe unë nuk e fsheh, duke qenë se kam pasur prirjen të shoh organizimin e partive të tjera në europë, PS e Shqipërisë është shumë mirë e organizuar, e mira s’ka fund.

Sa më shumë përmirësim.

Kryetari i shumicës parlamentare në një Parlament që do tëk etë shumë përgjegjësi, është përgjegjësia e dytë pas kryeministrit për administrimin e besimit nga qytetarët.

Unë do të vazhdoj të jem në krye të grupit parlamentar të PS, janë grup deputetës e deputetesh shumë të mirë, që duhet të luajnë rol aktiv në përmbushjen e besimit në cilësinë e legjilacionit. Nuk shoh në këtë vendim asnjë shmangie nga ajo që kam dëshirë të bëj, t’ju them të drejtën që jam i vetmi deputet që kandidoj gjithmonë në të njëjtën zonë. Ajo çfarë duhe të ndryshojmë rrënjësisht është që çdo qytetar duhet të dijë për kë ka votuar.

Prej ditës së parë kur jam zgjedhur deputet, kam thënë se do të vazhdoj të jem zëri i atyre që kanë votuar, do ta bëj në mënyrën më të mirë. Besoj se dhe ju që merreni me të dhëna, rezultatet kanë qenë në rritje.

E para është që unë ju thashë, jam deputet i Elbasanit, drejtues politik i Fierit. Fieri është qark që ka 16 mandate, ku PS ka marrë 9. Duhet një punë shumë e rëndësishme për të ruajtur do të thoja unë performancën q ëish-drejtuesi  Gramoz Ruçi ka pasur për 3 mandate me radhë, mos ngatërroni detyrat që burojnë nga fakti i të qenit deputet.  Qoftë marrëdhënien prej shtetari, qoftë marrëdhënien që do të kesh me organizimin dhe strukturën. Në këtë këndvështrim të jesh drejtues politik i Fierit, secili prej nesh në karrierë është hap në forcimin e vet si pëfaqësues i rëndësishëm. Nuk është çështje kungujsh, por përgjegjësish.

Vështirë ta besoj dikush se nuk jam mërzitur me Ramën? Do të mërzitem me Ramën nëse qarku i Elbasanit nuk do të marrë investimet e nevojshme dhe të domosdoshme për të kthyer borxhin që i ka PS për mandatin e tretë. Të mos harrojmë se PS ka rezultatin më të mirë në Elbasan, detyrimin më të madh ëp Elbasanin. Jam në kuvend që çdo rrugë, çdo kanalizim, çdo shkollë e çerdhe apo investime të tjera publike, Elbasani të ketë vëmendjen e parë nga qeveria. ‘’- tha Balla.

 

 

Të Fundit