Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi mëngjesin e ditës së sotme.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, shqiptari është rrëzuar nga çatia e një objekti ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pyrgetos të Larisës.
Ndërkohë autoritetet greke po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.