Ra në pusin 30 metra të thellë, vogëlushi 5-vjeçar vdes në spital

Një djalë maroken i cili ishte bllokuar në një pus që nga nga e marta, ka vdekur, sipas dy mediave vendase. Djali 5-vjeçar, i identifikuar vetëm si Rayan, u nxor nga ekipet e shpëtimit nga pusi të shtunën, por nuk arriti të mbijetojë, sikurse njoftuan mediat shtetërore.

Mbreti Mohammed VI i Marokut ka ngushëlluar familjen e Rayanit në një telefonatë, sipas një deklarate nga Pallati Mbretëror.

“Pas aksidentit tragjik që i mori jetën fëmijës Rayan Oram, Madhëria e Tij Mbreti Mohammed VI, Zoti e ruajtë, i bëri një telefonatë zotit Khaled Oram dhe zonjës Ëassima Khersheesh, prindërit e të ndjerit që ndërroi jetë, pasi ra në një pus”, thuhet në deklaratën e Pallatit Mbretëror.

Fëmija ishte ngecur në një pus që arrin më shumë se 100 këmbë (30 metra) nën tokë në provincën Chefchaouen.

Rayan ra në pus të martën pasdite dhe u zbulua pasi u dëgjua duke qarë, tha nëna e tij në një intervistë me televizionin shtetëror Al-Aoula dy ditë më vonë. Ajo tha se ai po luante aty pranë para se të zhdukej dhe se ajo nxitoi të telefononte autoritetet pasi zbuloi se çfarë kishte ndodhur.

Të Fundit