Jemi drejtuar në fshatin Gjergjovinë të Gramshit, pasi Ervin Paja, edhe pse prej vitesh është trajtuar me kemp, tashmë del i aftë për punë.Ervini tregon, se që në lindje ka patur një problem me gjymtyrët dhe mezi ecte. Në këmbë ka 4 shtiza pasi kocka e tij ishte shumë e hollë. Prej moshës 7 vjec është trajtuar me kemp dhe në maj të vitit 2020 bën sërish letrat. Por në tetor i vjen përgjigja, se rezulton pa grup invaliditeti, pra i aftë për punë. Ndërkohë dosja është cuar përsëri në Tiranë, por ai është pa asnjë pagesë për momentin.Ervini ka dorëzuar edhe dokumentat për punë tek zyra e punës si dhe në Bashki, por asnjëherë s’ka marrë përgjigje. Nga punonjësit e bashkisë na thuhet, se nuk ka punë në Gramsh dhe e vetmja punë është në një fabrikë peshku apo në ndërtim, d.m.th e papërshtatshme për të
Në bashkinë e Gramshit na thonë, se kanë mungesë infrastrukture dhe nuk kanë një vend pune të përshtatshëm Ervin Pajën dhe kushtet e tij.Ne kërkuam që Ervini të komisionohej sërish dhe ai u paraqit pranë Komisionit të Kempit Epror. Në këtë moment Ervin Paja u bë përfitues i kempit dhe gjithashtu do të marrë edhe muajt, që nuk e ka marrë pagesën, pra që prej muajit nëntor.