Qytetari hodhi mbetjet në rrugë, Rama: 1 mln Lekë gjobë nuk mjaftojnë, duhen rritur sanksionet

Kryeministri Edi Rama shprehet se duhen rritur ndëshkimet ndaj njerëzve të papërgjegjshëm që ndotin ambientin. Si rast konkret merr shembullin e një zotërie në Golem që i hedh mbetjet në rrugë.

“1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për zotërinë që në kulm të sezonit në Golem, i hedh mbetjet në rrugë, sepse sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur me se s’bën për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky soj kaq i papërgjegjshëm”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë përgëzon dhe inkurajon policinë që të mos ulë vigjilencën ndaj këtyre akteve.

https://fb.watch/mX3iR0FLD0/?mibextid=I6gGtw

Të Fundit