Qytetarët rrezikojnë jetën në aksin kryesor rrugor, kompania e mirëmbajtjes spekulon me përgjigjen

Një qytetar tregon, se ishte duke u kthyer nga Pogradeci për në Tiranë dhe në aksin Elbasan-Bradashesh, i ka ndodhur një aksident në orën 9 të mbrëmjes.Ai thotë, se në këtë vend janë ca gropa, që nuk duken.Qytetari tregon, se iu rrezikua jeta, ndërsa për dëmet në automjetin e tij, nuk mban askush përgjegjësi.Ne pamë situatën, për të cilën referoi denoncuesi, dhe i gjithë segmenti Bradashesh-Elbasan, ka probleme në infrastrukturë, që lidhen me amortizimin e rrugës.Një banor i zonës, Pëllumb Gjata, thotë, se ka nisur t’i mbushë vetë gropat, për shkak të aksidenteve, që janë bërë të përditshme.Ne mësuam, se për mirëmbajtjen e rrugës ishte kontraktuar firma 2T, inxhinieri i së cilës, thotë, se do të nisin riparimet, por koha me shi e ka penguar këtë.

Të Fundit