Qytetarët bashkohen me familjarët e Mateos: Ça bën shteti, s’kemi siguri për jetën

Teksa pritet të mbërrijë nga momenti në momënt në ambientet e Gjykatës për të marrë masën e sigurisë, Klodian Çalamani, personi që vrau me kazmë 8-vjeçarin Mateo dhe e groposi në oborrin e shtëpisë, familjarëve të Mateos iu janë bashkuar edhe qytetarët të cilët kërkojnë dënim me varje duke thënë se nuk kanë asnjë siguri për jetën.

“S’kam lidhje me personin, por më vjen inat se kam 3 fëmijë vet, ku jetojmë ne këtu zotëri, ca po bëhet këtu, unë jam qytetar Fierak, digjeni, njëri përdhunon gocën, tjetri vret, këta po fusin njerëz të gjallë. Qytetarët të jenë këtu jo për PS dhe PD”.

“Ça bën ky shtet, s’kemi siguri për jetën. Unë kam nipër. “, shprehen qytetarët.

Të Fundit