“Qeveria s’bën dot rolin e Prokurorisë”- Rama flet për zbardhjen e ngjarjes së 21 Janarit: Nuk mund t’ia çojmë dosjen…

Rama e konsideron të drejtë shqetësimin se drejtësia për 21 janarin është e papërfunduar. Por, sipas tij, i takon drejtësisë që të çojë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarje. Qeveria, tha Rama, nuk mund të bëjë rolin e prokurorisë.

“Sa herë vjen 21 janari shumë zemra të lënduara nga kujtimi i asaj tragjedie që për hir të së vërtetës ishte rezultat i një barbarie të papërputhshme me kontinentin ku jetojmë, dhe të pangjashme me situata në vende të kësaj familje Evropiane, të cilës ne i përkasim.

Menjëherë ngrenë shqetësimin, ngrenë pikëpyetjen dhe akuzën në drejtimin tonë, duke thënë një të vërtetë që drejtësia për 21 janarin është e papërfunduar, larg së qeni e përfunduar, por duke ngatërruar nga ana tjetër kohën që kemi sot dhe nuk jemi në 1990 në një kohë kur politika, partia, apo partitë që qeverisin, apo kryeministri mund të bëjnë ata që i takon ta bëjë drejtësia.

Parlamenti nuk bën gjyqe dhe nuk jep vendime gjyqësore. Qeveria nuk bën rolin e prokurorisë dhe as ministri i drejtësisë dhe as kryeministri nuk mund të ngrenë akuza penale për t’ia çuar gjykatës së partisë. Është drejtësia që i bën të gjitha këto, pushteti gjyqësor, një prej tre pushteteve kushtetuese

Shumë kush e konsideron këtë një përpjekje për të justifikuar faktin se ende sot drejtësia nuk e ka bërë detyrën e vet, për të vënë në vend secilin nga pjesëmarrësit në atë tragjedi, për të vënë në vend të drejtën e padiskutueshëm të të gjithë të afërmeve, fëmijëve, prindërve, motrave, vëllezërve dhe përtej tyre, të 4 dëshmorëve të 21 janarit dhe për të vënë në vend atë që në fund të fundit të drejtën të reflektuar tek ndëshkimet”, tha nder te tjera Rama.

Të Fundit