Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka bërë të ditur se qeveria ka miratuar një paketë mbështetëse për operatorët e transportit publik në vend.
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, u vendos kompensimi me 50 lekë për çdo litër karburant për të gjitha shoqëritë e transportit publik urban dhe ndërqytetas.
Sipas ministrit, kjo masë synon të zbusë kostot për kompanitë e transportit, të cilat prej muajsh po përballen me rritjen e çmimeve të karburanteve dhe vështirësi financiare në aktivitetin e tyre.
Autoritetet pritet të publikojnë në ditët në vijim detajet lidhur me procedurat e përfitimit dhe afatet e zbatimit të këtij vendimi.



