Qeveria miraton bonusin e pranverës, Gonxhja: 5 dhe 10 mijë lekë për pensionistët

Qeveria ka miratuar edhe bonusin e prnaverës për 730.430 pensionistë.

Lajmi u dha nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxha.

Pensionistët me pension më të ulët se 20 mijë lekë do të marrin 10 mijë lekë bonus. Ndërsa ata me pension më të lartë se 20 mijë lekë, do të marrin bonus 5 mijë lekë.

Gonxhja: Miratuam bonusin e pranverës për të 730.430 pensionistë. Ky bonus i pranverës do të shpërndahet në këtë masë, pra 10 mijë lekë për të gjithë pensionistët që përfitojnë një pension bazë mujor më të ulët se 20 mijë lekë në muaj. Këtë bonus e përfitojnë 520.443 pensionistë. Ndërkohë që bonusin prej 5 mijë lekësh e përfitojnë 208.987 pensionistë që kanë një pension pleqërie më të lartë se 20 mijë lekë.

Të Fundit