Ministrja e re e Arsimit, Andrea Jenkyns është në qendër të kritikave për shkak të një veprimi që ajo bëri para protestuesve.
Ministrja u ngriti gishtin e mesit një turme personash jashtë Downing Street.
Pamjet u bënë publike në rrjetet sociale teksa deputetja bëri gjestin pak para dorëheqjes së Boris Johnson.
Duke shpjeguar veprimet e saj, ajo tha se një grup njerëzish “po fyente deputetët”.
Ajo tha se duhet të kishte treguar më gjakftohtë, por u justifikua duke thënë se edhe ajo “është njeri”.
Jenkyns tha se kishte shkuar në Downing Street për të parë fjalimin e dorëheqjes së kryeministrit të enjten pasdite.
Turmat që festonin largimin e tij të afërt u mblodhën më pas në zonë. Jenkyns u dëgjua gjithashtu duke bërtitur ndërsa ajo u largua nga Downing Street pas fjalimit të Johnson.
Në videot e regjistruara të largimit të saj, ajo i tha turmës: “Qesh mirë kush qesh i fundit. Prisni dhe shikoni.”
Në një deklaratë në Twitter, Jenkyns tha se gjatë viteve, ishte ndjerë mjaft e abuzuar nga njerëzit që ishin atje.
https://twitter.com/MarinaHyde/status/1545665901021827072?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1545665901021827072%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Finstant-articles.com%2F