Qendra e re e kardiokirurgjisë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, Rama: Ndërhyrjet në zemër falas për rreth 400 pacientë

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku thotë se është gati qendra e re e kardiokirurgjisë.

Rama shkruan se ky është një investim i qeverisë për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër.

MIRËMËNGJES
Pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore
  Edhe pak është gati qendra e re e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Një investim i qeverisë shqiptare për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, #falas për qytetarët, në qendrën e dytë publike të kardiokirurgjisë në vend.
#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

 

 

Të Fundit