Qendër e përbashkët policore me Greqinë në Kakavijë, Çuçi: Gardhet me gjemba zëvendësohen me ekspertë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi foli për marrëveshjen me Athinën për një qendër të përbashkët policore në Kakavijë. Ai u shpreh se thelbi është ngritja e një qendre të përbashkët ekspertësh nga policia dhe dogana e dy vendeve që sipas tij do të zëvendësojë muret e betonit dhe gardhet me gjemba që ngriheshin dikur.

“Kjo qendër do rris cilësisht bashkëpunimin me fqinjët dhe sigurinë me BE-në. Marrëveshja është plotësisht në përputhje me synimin tonë për ta bërë Shqipërinë një vend me kufij të hapur por të sigurtë, i shërben lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave por duke goditur paligjshmërinë. Lidhet me sigurinë ndërkufitare, luftën kundër trafiqeve, kontrabandës dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Thelbi është ngritja e një qendre të përbashkët ekspertësh nga policia dhe dogana e dy vendeve ku do shkëmbehet informacion dhe do bëhet analizë risku për të parandaluar veprimtarinë kriminale dhe kryesisht krimin kufitar.

Ngritja e një strukture të tillë unike nga forma e lehtëson këtë proces. Nëse dikur ngriheshin mure betoni apo gardhe me gjemba sot ne po ngremë strukturë të përbashkët ekspertësh, ku do shërbejnë policë e doganierë shqiptar dhe greke ku do shkëmbejnë informacione në kohë reale”, tha ministri.

Të Fundit