“U mërzita që më kërkuan kartën ID se më njihnin”, konflikti me armë në hotel, autori: Isha i dehur

Zbardhet dëshmia e Ervin Selitës, reperit të njohur me emrin e artit Vinz, i arrestuar ditën e djeshme nga policia e Tiranës pas një konflikti me armë, ku tentoi të vriste pronarin e një hoteli.

Bëhet me dijse se 30-vjeçari i arrestuar bashkë me partneren ka thënë në dëshminë e tij se është klient i rregullt i hotelit dhe ndaj ishte mërzitur që i kishin kërkuar kartën e identitetit. Ai ka thënë më tej se ka qenë i dehur ku ka ndodhur ngjarja.

“Jetoj afër hotelit dhe i njoh mire se jam klient i rregullt. Fakti që me kërkuan kartë identiteti më mërziti se ata me njihnin. Isha i dehur kur ndodhi ngjarja”, ka thënë 30-vjeçari.
Dy miq të tij janë shpallur në kërkim Xhuliano Selita dhe Erjon Mici që i erdhën në ndihmë gjatë konfliktit dhe më pas fshehën armën me të cilën Ervin Selita qëlloi për të vrarë pronarin e hotelit.

Të Fundit