Qëlloi me thikë të moshuarin, 21-vjeçarja: e bëra për tu vetëmbrojtur

Është zbardhur dëshmia e 21-vjeçares që qëlloi me thikë Zef Palokën, 68 vjeç, i cili tentoi ta përdhunonte në shtëpinë e saj në Vaun e Dejës.

E reja, tashmë e arrestuar, ka deklaruar para policisë se i moshuari kishte një vit që ë ngacmonte në rrugë. Mbrëmjen e djeshme ai është afruar në banesën e saj duke e ngacmuar dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Në kushtet e vetëmbrotjes, 21-vjeçarja ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar disa herë Zef Palokën.

 “Prej një viti më ngacmonte në rrugë pasi jemi afër me banesa në të njëjtën lagje. Unë nuk ia kam kthyer asnjëherë. Mbrëmë më erdhi afër banesës dhe filloi sërish të më ngacmojë ndërsa bëri edhe veprime të turpshme përpara meje. E ndodhur në këtë situatë shkova në shtëpi dhe mora një thikë duke e goditur për t’u vetëmbrojtur pasi nuk kisha rrugë tjetër”, mësohet të ketë deklaruar autorja e dyshuar.

Ndërkohë 68-vjeçari Zef Paloka ka mohuar se e ka ngacmuar seksualisht dhe se ka kryer veprime të turpshme përpara saj. Zef Paloka nuk është arrestuar ende nga policia pasi deklarimet e 21-vjeçares për tentativën e përdhunimit nuk janë të vërtetuara. Mësohet se vajza e re merrej me bujqësi pranë shtëpisë së saj. Policia dhe prokuroria e Shkodrës po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen e ndodhur në Vau Dejës.

Të Fundit