“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi”, Basha: Zgjidhja, prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi”, Basha: Zgjidhja, prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin

TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për policinë e Shtetit, si dhe incidentin mes kryebashkiakut të Lezhës dhe tre efektivëve të policisë.

Basha shkruan në “Twitter” se punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi dhe se zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Ndaj sipas tij, fajtori ishte sot pa përgjigje.

“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare.
Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha në “Twitter”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *