Punonjësi i kadastrës i hynë në pronë komshiut, Stop zgjidh konfliktin

Në 11 prill të këtij viti transmetuam një rast nga fshati Dërmenas i Fierit. Qytetari Pajtim Berisha u ankua për fqinjin, Ervin Çela, punonjës i Kadastrës Fier. Pajtimi tha, se Ervini, duke shfrytëzuar postin dhe duke qenë kryeazhornues, në vitin 2021, pronën e gjyshit, e kishte zhvendosur 6 m në pronën e tij. Në mars 2023, për shkak të përditësimit të zonës, qytetari u pajis me një certifikatë të re, ku, megjithëse fizikisht nuk kishte probleme me vendodhjen, vuri re, se në hartë, fqinji kishte ardhur 6m në tokë të tij.I rikthehemi këtij problemi me një lajm të mirë. Pajtim Berisha, thotë, se cështja u mbyll në favor të tij dhe gjërat vajtën në vendin e vet, pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”.

Të Fundit