Firma e ndërtimit AL CONSTRUTION GBI operon në tregun shqiptar prej 30 vjetësh. Në vitin 2019 kjo firmë merr lejen e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, për të ndërtuar në zonën e Liqenit të Thatë. Por disa muaj më pas, firmës i shfaqet një një problem në pjesën veriore të lejes.Gazmend Brahja, punonjës i Gardës së Republikës, pretendon, se kësaj firme i është dhënë leja me mbivendosje me pronën e tij. Por ky justifikim nuk qëndron, pasi për pjesën e pretenduar, Gazmendi ka marrë kompesim, duke qenë se pjesën e pronës e kap projekti i Unazës së Madhe. Përfaqësuesi i kompanisë së ndërtimit, Florenc Ismaili, na tregon detajet e projektit, lejes së marrë dhe pretendimeve të familjes Brahja.
Emisioni “Stop” tregon, sesi u manipuluan dokumentat, që prodhuan një mbivendosje artificiale në favor të shtetasit Gazmend Brahja. Në fillim në lojë hyri Njësia Farkë, që jashtë kompetencës, me kërkesë të familjes Brahja, bën një azhornim të zonës, ku është konflikti dhe prodhoi mbivendosjen. Me kamera të fshehtë, specialisti i njësisë, i cili verifikoi pronën në terren, thotë, se është bërë procedura, por i mbetet kadastrës ta hetojë dhe të ndryshojë kufijtë. Gjithashtu në këtë procedurë mungojnë deklaratat e kufitarëve, gjë që tregon, se cdo gjë është bërë me njohje dhe presion.Specialisti i Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës i shmanget përgjegjësisë, duke ia kaluar fajin njësisë Farkë.Nga ana tjetër specialisti i ARRSH-së, tregon, sesi u kompesua familja Brahja për pronën, që prekej nga projekti i Unazës së Madhe. Por më pas u ndryshuan dokumentat dhe u prodhua mbivendosja.