“I mbylla gojën dhe e mbyta, ngjarjen e inskenova sa më të besueshme”, dëshmia e burrit që vrau gruan

“Mbrëmjen e 11 Majit kemi patur një sherr tjetër. Ajo më nxorri nga shtrati dhe e pashë që po largohej për ta vendosur foshnjen në djep. M’u errësuan sytë dhe ndërsa ajo ishte duke bërtitur, shkova dhe i mbylla gojën me duart e mia. Kur kuptova që kishte vdekur, u përpoqa të mbuloja ngjarjen sepse është edhe një foshnje 11-muajshe. Nuk kisha asnjë bashkëpunëtor, gjithçka e bëra vetë dhe u mundova ta bëja sa më të besueshme”.

Kjo është dëshmia që ka dhënë në polici burri vrasës në Greqi, Babis Anagnostopoulos, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare Karolina, ngjarje e ndodhur më 11 Maj në shtetin fqinj.

Pas 8 orësh marrje në pyetje, piloti 32-vjeçar pranoi të gjithë krimin pasi u detyrua për shkak të provave që hetuesit grekë i vunë në dispozicion.

Kanë qenë 2 oficerë të policisë greke që qëndruan për plot 8 orë në dhomën e marrjes në pyetje duke bërë që 32-vjeçari “të thyhej” dhe të pranonte krimin e tmerrshëm. Ai tha se kishte frikë që 20-vjeçarja do ta linte dhe se martesa e tyre nuk po funksiononte.

Provat e policisë greke ishin të pakundërshtueshme. Babis Anagnostopoulos kishte ngritur alibinë se gruaja e tij u vra nga grabitësit që hynë në shtëpinë e tyre.

Sipas dëshmisë që kishte dhënë në fillim, ai ishte lidhur nga autorët dhe kishte humbur ndjenjat. Kur ishte përmendur kishte parë gruan të vdekur dhe pranë trupit të saj qëndronte zgjuar foshnja e tyre 11-muajshe.

Madje ai kishte thënë se njëri prej grabitësve ishte shqiptar sepse e kishte dëgjuar të fliste gjuhën shqipe.

Por e gjithë kjo ka qenë një sajesë e tij. Nuk ka patur asnjë grabitje. Vetë ai rrëfeu vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare me origjinë britanike. /tvklan.al

Të Fundit