Jemi në fshatin Tresh të Lezhës për problemin e Mark Lekës, i cili në vitin 2013 ka blerë një autokombajnë të vitit 1988. Por prej 8 muajsh nuk po e pajis dot me dokumente dhe targa. Edhe pse ka hyrë në fuqi pajisja me targa për këtë lloj makinerie bujqësore, Marku ka 9 muaj, që vjen vërdallë sa në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit rrugor Lac, sa në Drejtorinë e Përgjithshme, pa mundur të zgjidhë gjë. Ne i drejtohemi Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor Lac dhe aty na thuhet, se kërkohet konfirmim nga Drejtoria e Përgjithshme, në mënyrë, që më pas të vijohet me targimin.Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop” shkresa u përcoll në Lac dhe ne shoqëruam Markun, që më në fund mori targat.
- +355 67 220 8888
- [email protected]