Një burrë dhe një grua, të cilët kishin krijuar një lidhje jashtëmartesore, punësuan tre vrasës, për të vrarë bashkëshortin e saj, por diçka nuk shkoi sipas planit. Tre vrasësit pasi e takuan u miqësuan me burrin dhe inskenuan vrasjen e tij duke përdorur qeska me “ketchup”.. Me të dëgjuar lajmin, i dashuri i gruas u vetëvra për të shmangur “dënimin” që në këto raste u bie burrave, sipas ligjit indian.
Punësojnë vrasës me pagesë për të vrarë burrin e saj, por përfundojnë duke u bërë miq: hetimi
Policia identifikoi dy të dashuruarit, gruan Anupallavi dhe burrin Humavanath Kumar, edhe pse ky i fundit ishte tashmë i vdekur. Gruaja akuzohet se kishte krijuar planin për të vrarë bashkëshortin e saj, Naveen Kumar, një shofer taksie në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu. Dyshja e të dashuruarve kishte paguar para tre burrave (Harish, Nagaraju dhe Mugilan) 90,000 rupi indiane (rreth 1000 euro) për të kryer vrasjen. Pjesa e mbetur prej 110,000 rupi indiane (1300 euro) do të dorëzohej kur të përfundonte “puna”.
Plani i vrasësve ishte shumë i thjeshtë, dy prej tyre do të hipnin në taksinë e burrit të varfër dhe sapo të arrinin në destinacionin e tyre, do t’u bashkohej vrasësi i tretë për të rrëmbyer burrin dhe për ta çuar në një vend të izoluar ku mund ta vrisnin. Por diçka shkoi keq, kështu që tre vrasësit planifikuan një plan b, i ofrojnë burrit një pije me mendimin që më pas do e vrisnin me një shishe. Këtë herë, megjithatë, diçka e papritur ndodhi edhe për tre mercenarët. Pirja me zotin Kumar u kthye në një festë të vërtetë, aq sa tre vrasësit nuk donin më ta vrisnin burrin. Në fund grupi vendos t’i zbulojë të gjithë planin taksistit fatkeq, duke i sugjeruar që ai të inskenojë vrasjen duke përhapur qeska me ketchup në trupin e tij. Kur i dashuri i gruas pa fotot, duke kuptuar se ato nuk ishin të vërteta, ai u vetëvra menjëherë.
Arrestimi i gruas
Pas arrestimit, gruaja ka treguar historinë e saj në polici. Nga hetimi u zbulua se nëna e gruas, Ammojamma, ishte gjithashtu e përfshirë në komplot. Vrasësit Harish, Mugilan dhe Nagaraju gjithashtu u arrestuan të gjithë. Burri ka deklaruar në polici se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj gruas së tij pasi ai kishte vendosur ta falte atë.