“Punë, jo gjumë” kryeministri Rama: Nesër nisim vaksinimin antiCOVID-19 – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Punë, jo gjumë” kryeministri Rama: Nesër nisim vaksinimin antiCOVID-19

TIRANË

Kryeministri Edi Rama deklaron se nesër nis vaksinimi anti COVID-19. Ndonëse fillimisht deklaroi se 10750 dozat e para të vaksinës anti-COVID do të vinin në Shqipëri në javën e tretë të janarit, Rama paralajmëroi dy ditë më parë në mbledhjen e komitetit ndërministror të Emergjencave Civile se vaksinimi mund të niste më herët.

Sot ai shkruan në “Facebook” se vaksinimi do të nisë ditën e enjte duke sjellë me hashtag dhe emrin e fushatës “Shqipëria buzëqesh”.

“LAJM I MIRË😍
#ShqipëriaBuzëqesh☀️
Nesër nisim vaksinimin antiCovid19💪

#PunëJoGjumë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *