Publikimi i testit të Gjuhë Letërsisë, reagon ministrja Kushi: Ka njerëz që punojnë për këtë qëllim

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar pas publikimit të tezës së provimit të Gjuhë-Letërsisë.

Kushi është shprehur se tezat nuk janë futur në provim për të favorizuar emra të përveçëm, ndërsa ka shtuar se ka njerëz që janë të angazhuar vetëm për këtë qëllim.

“Garantojmë që nuk ka asnjë element që të dyshojmë që teza të zgjidhura jashtë kanë hyrë brenda dhe kanë favorizuar një apo dy maturantë, për këtë ne japim garanci. Nuk na vjen mirë që del testi. Dyshimi ynë është që ka njerëz që janë të investuar posaçërisht për këtë qëllim sepse janë gjithnjë të njëjtët që nxjerrin testin dhe nuk bashkëpunojmë me ne për të identifikuar personat që kanë shkelur rregulloren”-tha Kushi.

Të Fundit