Sot në “stop” trajtojmë rastin e një të moshuari 92 vjecar nga Kreshpani i Fierit. Ai u dhunua në banesë nga i biri, që sapo ishte kthyer nga Anglia, ku jeton prej vitesh me familjen.Një cështje e vjetër pronësie është bërë shkak që djali, në gjendje të dehur, të mbyllë në dhomë dhë të dhunojë fort babanë e vet, për rreth dy orë, duke i shkaktuar dëmtimë të shumta në fytyrë e fraktura në trup.Pasi u bë arrestimi i tij në flagrancë, prokurori i Fierit, Hysen Ajasllari i kërkoi gjykatës masën e detyrimit të paraqitjes pranë policit gjyqësor.Por ajo, që është e habitshme, është fakti, se prokurori kërkoi një masë të tillë, të pa mbështetur në akt- dëshminë mjeko-ligjore.I moshuari tregon, se ka dëmtime serioze në trup dhe ndihet shumë i frikësuar, se mos djali përsërit veprimin e rëndë.Familjarët nuk dinë, se cfarë bëhet me këtë cështje, edhe pse janë interesuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Në përgjigjen për emisionin “Stop”, nga prokuroria e Fierit na thuhet, se agresori është nën hetim dhe po grumbullohen provat e nevojshme, akt dëshmia mjeko-ligjore dhe prova të tjera.Avokati Sabri Karaj, shprehet, se Kodi Penal ka parashikuar dënimin e dhunës në familje me deri në dy vjet burgim. Vec kallëzimit penal, sipas tij, duhej të merrej urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje.
Për rastin e dhunës të së moshuarit 92 vjecar nga i biri, ne iu drejtuam psikologes Gejsi Ndoja, e cila thotë, se ankthi dhe trauma në këtë moshë mund të shkaktojë edhe trauma të rënda dhe probleme kardiake. Ajo thotë, se kurimi i pasojave kërkon kohë.E bija e të moshuarit tregon, se në seancë gjyqsore pati debate shumë të ashpra midis gjyqtares, avokatit dhe prokurorit. Sipas saj, gjyqtarja ka vënë duart në kokë, kur ka parë fotot dhe nuk arrinte të kuptonte, se pse agresori është nën masën “detyrim paraqitjeje”.Pas këtij momenti vajza tregon, se ka kërkuar urdhër mbrojtjeje për babain nga i biri.