PS kallëzon në SPAK Jorida Tabakun: Takove Arben Krajën pa u mandatuar

Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Hetimor për Inceneratorët, ku që në nisje, deputetja e PS Ermonela Felaj, ka bërë me dije se PS ka kallëzuar penalisht në SPAK, deputeten e PD, Jorida Tabaku.

Gjatë fjalës së saj, Felaj tha se Tabaku është paraqitur në SPAK dhe ka takuar kreun e këtij institucioni, Arben Krajën, pa qenë e mandatuar nga komisioni, veprim ky që sipas Felaj është në kundërshtim të hapur me ligjin. Për këtë arsye, anëtarët e mazhorancës në Komisionin hetimor për Inceneratorët kanë kallzuar penalisht Tabakun për veprat penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë veprime publike, dhe shpërdorim detyre.

Tabaku: Transparenca po vendos një presion pozitiv mbi SPAK për të vepruar sa më shpejt, sepse provat dhe faktet për abuzimet janë të qarta. Besoj se deri në fund të këtij procesi, të paktën në emër të PD, do e bëjmë këtë detyrë me integritet.

Felaj: Ju keni shkuar pranë SPAK si kryetare e këtij komisioni, pa qenë e mandatuar nga ky komision. Ndaj, veprimi juaj është në kundërshtim të hapur me ligjin, që ju detyrojnë juve të mos ndërmerrni asnjë tagër që nuk ua jep ky komision. Për këtë arsye, ne anëtarët e mazhorancës në këtë komision kemi vendosur të drejtojmë një kallëzim penal në SPAK për Jorida Tabakun, për dy vepra penale, për ushtrimin e ndikimin e paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë veprime publike, dhe shpërdorim detyre.

Të Fundit