Protestë në Shegjëz të Kuçovës, banorët: Kemi 30 vjet pa ujë të pijshëm, duam ndërtimin e ujësjellësit

KUÇOVA

Banorët e fshatit Shegjëz kanë dalë sot në protestë. Ata janë mbledhur në rrugën e fshatit dhe kanë protestuar për ujin e pijshëm.

Banorët shprehen se,e vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej më shumë se 30-vjetësh.

Sipas tyre,mungesa e ujit i ka detyruar të shpojnë puse por kjo u ka kushtuar shtrenjtë. Banorët pohojnë se janë “pro” ndërtimit të ujësjellësit që ka projektuar bashkia e Kuçovës.

“Ne nuk na intereson se ku e gjen bashkia e Kuçovës ujin për ujësjellësin,ne duam ujë të pijshëm. Edhe banorët e Lumasit kanë të drejtë kur kërkojnë të mos preket burimi i Sinecit por edhe ne kemi të drejtë të kërkojmë ndërtimin e ujësjellësit sepse po thahemi për pikën e ujit.Ujin e pijshmë e blejmë me bodona,ndërsa për tu larë e nevojat e tjera mbushim ujë me kafshë”-shprehen banorët e fshatit Shegjëz.

Banorët e fshatit Shegjëz kanë dalë sot për të tretën herë në protestë,duke kërkuar ndërtimin e ujësjellësit.1 000 banorët e këtij fshati kanë deklaruar se do to vijojnë protestat e tyre për ujë. Protesta e parë e banorëve të këtij fshati,protestë që u krye së bashku me banorët e fshatit Vodëz, degjeneroi në përleshje fizike mes tyre dhe banorëve të fshatit Lumas, që prej më shumë se 4-muajsh protestojnë për të ruajtur të paprekur burimin e Sinecit,duke u përleshur edhe me policinë.

Të Fundit