Protesta e opozitës, Spiropali: Uji yt ka sosur Sali, kërkon të shpikësh vetveten

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur në Kuvend për protestën e PD që do të zhvillohet sot në orën 19:00.

Nga foltorja e Kuvendit, Spiropali tha se kryetari i PD, Sali Berisha është shembulli i një politike të keqe që ka protestuar vetëm për interesa politike.

 “Pi ujë Sali kudo të jesh se është vapë e të pret një pasdite e lodhshme në protestën vetmitare dhe private. Po kërkon të shpikësh vetveten, ngri furtunën e radhës mos kujto se dhe ata që ke rrotull nuk e dinë që janë mercenarë në një luftë që ju përket. Politika i ka tregtuar e jo pa sukses hallet e saj si hallet e publikut dhe Shqipërisë. Në emër të kësaj qytetarë janë derdhur në sheshe kanë protestuar, janë ndeshur me njëri tjetrin e janë vrarë, janë zënë e ndarë, janë ndeshur si tifozë për këta që vijnë helmojnë podiumet këtu, kurse loja bëhej gjetkë”, tha Spiropali.  Duke notuar në gotën e ujit gota na duket oqean e cdo puhizë e quajmë fortunë, pa parë dot më larg se e nesërmja. Mungesa e vetëdijes kombëtare mund të konsiderohet një nga mëkatet më të mëdha të kësaj salle. Shembullin më të qarë të ksaj politike të mbrapshtë sa e dëgjuat. Është krijuar bashkëjetësë fatale mes asaj që janë realisht çështjet e Shqiperise e hallet e politikës. Politika i ka tregtuar e jo pa sukses hallet e saj si hallet e publikut dhe Shqipërisë.  Në emër të kësaj qytetarë janë derdhur në sheshe kanë protestuar, janë ndeshur me njëri tjetrin e janë vrarë, janë zënë e ndarë, janë ndeshur si tifozë për këta që vijnë helmojnë podiumet këtu, kurse loja bëhej gjetkë. Por ne jemi pak për t’u ndarë kaq shumë me njëri tjetrin për hir të tyre e këtyre hijeve të vjetra. Grisni vetëm për një çast ambalazhin e do shihni se gjithçka ka një kuptim e thelb tjetër këtu flitet ndryshe e mendohet për pushtetin dhe përfitimet e tij”,-tha Spiropali.

Të Fundit