“Protagonizmi im në 2 vitet e fundit i imponuar”, Meta: Askush nuk duhet të presë që presidenti të marrë përsipër detyra që i takojnë… – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Protagonizmi im në 2 vitet e fundit i imponuar”, Meta: Askush nuk duhet të presë që presidenti të marrë përsipër detyra që i takojnë…

KORÇË

Presidenti i Republikës Ilir Meta foli nga Korça për dekretimin e qeverisë se re dhe rolin e tij në situatën politike. I pyetur për deklaratat e tij para zgjedhjeve për çështjen e dorëheqjes, ai tha se është këtu për të respektuar Kushtetutën.

Meta theksoi se protagonizmi i tij në dy vitet e fundit ishte i imponuar në mbrojtje të Kushtetutës, por se askush nuk duhet të presë që Presidenti të marrë përsipër detyra që i takojnë aktorëve të tjerë politikë, duke kërkuar që opozita të marrë përgjegjësitë e saj.

“Nuk jemi këtu për të interpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit çfarë kam thënë unë. Jam këtu për të respektuar Kushtetutën. Kam kërkesa nga gazetarët për intervista, por e kam gjykuar të panevojshme pas 25 prillit për arsye se unë besoj se i gjithë protagonizmi im jo i zakonshëm në 2 vitet e fundit, nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta, por i imponuar në mbrojtje të demokracisë, të Kushtetutës, në kushtet e braktisjes nga opozita të të gjitha institucionet, por edhe në kushtet e përpjekjeve të pandalshme të maxhorancës për të kapur çdo institucion, në mënyrën më të veçantë Gjykatën Kushtetuese, për të kapur dhe institucionin e Presidentit që para zgjedhjeve dhe për të krijuar një situatë të pashpresë për demokracinë, ndryshimin dhe qytetarët. Jam i detyruar të respektoj kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Aktualisht askush nuk duhet të presë që presidenti të marrë përsipër detyra që i takojnë aktorëve të tjerë politikë. Shpresoj që opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament, që ai të jetë funksional që sistemi i llogaridhënies të funksionojë në interes të publikut dhe institucionet e tjera të marrin veten”, deklaroi Meta.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *