Pronari i lokalit i hap Nipt, banakieri rezulton me borxh te tatimet.

Mariglen Leka pohon, se në vitet 2016-2017 ka punuar si banakier në një bar-kafe në qytetin e Vlorës, të njohur si “Bar Rei”, i punësuar nga Adhurim Demiri.I riu thotë, se ka punuar aty 6-7 muaj dhe më pas ka ardhur në Tiranë.Në vitin 2019, shkon pranë një banke për të kryer disa veprime dhe i thonë, se llogaria e tij është bllokuar nga Bashkia e Vlorës.Marigleni shkon në Vlorë dhe aty kupton, se është debitor i një shumë të madhe parash, rreth 24 milionë lekë të vjetra, pasi nuk ka paguar detyrime dhe taksa kundrejt Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Tatimeve dhe Taksave Vendore të bashkisë.Pasi interesohet për borxhet e paditura, i thonë, se ai rezulton administrator i subjektit “Bar Kafe Rei” dhe nuk ka shlyer detyrimet e bisnesit, pasi figuronte i regjistruar me Nipt në emrin e tij në të gjitha dokumentet.Në këtë moment, sic ka deklaruar edhe në prokurorinë e Vlorës, Marigleni ka njoftuar ish-pronarin, Adhurim Demiri dhe ky i fundit i ka thënë, se do ta rregullojë me ekonomistin. Më pas u shpreh, se duhet të presë për ndonjë amnisti.

Në lokalin “Bar kafe Rei” ka punuar si kamarier edhe Lulëzim Kopaçi. Ai ka deklaruar në Prokurori, se është paguar nga Adhurimi në fillim, e më pas nga Marigleni.Por ai pohon, se Marigleni është hallexhi si ai vetë.Në QKB punonjësi shprehet, se Nipti për të cilin bëhet fjalë, nuk është hapur tek ai, ndërsa ekspertiza provon, se firma nuk është e Mariglenit.Së fundmi emisioni “Stop” iu drejtua Drejtorisë së Tatimeve dhe Taksave Vendore të Bashkisë së Vlorës. Përgjegjësi u shpreh, se nuk e dinte, që ai ishte Marigleni, pasi zakonisht shkonte Adhurimi me kartën e Mariglenit.Prokuroria e Vlorës duhet të rinisë hetimet, pasi deklaratat e bëra me dije për emisionin Stop, kanë nxjerrë në dritë detaje, që bien në kundërshtim me ato që janë dhënë në prokurori.

Të Fundit