Prokurorja në Greqi bie pre e sulmit mafioz, i vendoset bombë në banesë

Një prokurore në Greqi ka rënë pre e një sulmi mafioz.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se mbrëmjen e djeshme i është vendosur bombë shtëpisë së prokurores në zonën Anavargou, në Qipro.

Prokurorja 58-vjeçare, e cila ndodhej në shtëpi në momentin e shpërthimit, ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital.

Fatmirësisht dëmtimet që ka marrë nuk kanë qenë riskuese për jetën, pasi ajo ka dalë nga spitali menjëherë pas ndihmës së parë.

Sipas ndihmës drejtorit të policisë së operacioneve në Paphos, Michalis Nikolaou, shpërthimi ndodhi pak minuta para orës 22:00.

Lënda shpërthyese ishte vendosur jashtë derës së kuzhinës dhe në momentin e shpërthimit në shtëpi përveç prokurores ndodheshin edhe anëtarët e tjerë të familjes së saj.

Paraprakisht, dyshohet se vendosja e bombës lidhet me një çështje të trajtuar nga prokurorja, emri I së cilës nuk bëhet ende me dije.

Policia po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që ka tronditur Qipron, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë në banesat apo bizneset në zonën përret për të mbledhur prova që mund të çojnë në gjetjen e autorit ose autorëve.

Të Fundit