Prokurorët e SPAK duan mandat të përjetshëm, Manja: Kërkesa e tyre është legjitime

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka komentuar kërkesën e prokurorëve të SPAK, të cilët duan mandat të përjetshëm në këtë detyrë, që të mos kufizohet në nëntë vjet ashtu sikurse është përcaktuar në Kushtetutë.

I pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, ministri tha se e kanë marrë këtë kërkesë dhe janë në fazën e diskutimeve. Manja tha se në gjykimin e tij kërkesa është legjitime.

“Po është e vërtetë. Prokurorët e SPAK kanë kërkuar që të mos ketë kufizim të mandatit të tyre prej nëntë vitesh. E kemi marrë kërkesën jemi në diskutime të karakterit teknik.

Ky përcaktim është i fiksuar në Kushtetutë. Dhe nëse do të duhet të bisedojmë me prokurorët e SPAK për heqjen e këtij kufizimi patjetër që do të kërkojë ndërhyrje në Kushtetutë. Ne jemi të hapur për bisedime.

Kërkesa a e tyre në gjykimin tim është legjitime, për sa kohë edhe prokurorët e tjerë nuk kanë kufizim të mandatit,” u shpreh Manja.

Të Fundit