Programi i PS për 25 prillin? Rama e kthen në ‘garë force’ me Bashën: Fillon nga karakteri i lidershipit

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot për programin e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, por përgjigjja ka qenë e bazuar në ‘karakterin’ e liderëve. Rama tha se kjo fillon nga karakteri i lidershipit dhe i forcës politike.

Sa i përket programit, ai tha se do të ndajnë me qytetarët një platformë për Shqipërinë e vitit 2030.

Deklarata e Ramës:

“Qytetarët e kanë shumë të thjeshtë, duhet të ballafaqojnë karakteret pastaj sigurisht dhe programet, pastaj çfarë është bërë dhe kush duhet të bëjë më shumë. Kjo fillon nga karakteri, nga karakteri i lidershipit, i forcës politike, nga karakteri i forcave politike. Ne e kemi thënë me kohë që ne do të ndajmë me qytetarët një platformë për Shqipërinë e vitit 2030 sepse praktikisht jemi në kushtet kur nuk mund të flasim me qyt për thjesht një program elektoral për të marrë punët e vendit por do të flasim për një vizion dhe ecuritë e punëve në vend dhe për të ndarë me qytetarët bindjen tonë se vetëm ne jemi në gjendje që qytetarët duan, të gjithë duam. Së shpejti besoj do kemi mundësi ta ndajmë këtë vizion me qytetarët”, deklaroi Rama.

Të Fundit