Programi i njohur holandez “Wie is de Mol” e ka nisur sezonin nga qyteti i Shkodrës. Kryeministri, Edi Rama ka publikuar pamjet e xhirmeve në rrjetet sociale, krahas së cilave shkruan se ky program do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve holandez në Shqipëri.
“Nga Shkodra nisi Viti i Ri i ekranit holandez me programin e famshëm “Wie is de Mol”, filmuar në Shqipëri në 2021. Emisioni më i ndjekur televiziv në Holandë ka befasuar publikun me bukuritë shqiptare, çka pritet të rrisë ndjeshëm këtë verë numrin e turistëve holandezë në Shqipëri”, shkruan Rama.
“Wie is de Mol” është një program ku VIP-at holandezë i nënshtrohen sfidave të ndryshme dhe aventurave.