Prodhonte dhe falsifikonte detergjente dhe shampo botërore/ Arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një 53-vjecari i cili pasi prodhonte dhe falsifikonte detergjente e sapunë të markave të ndryshme botërore, i nxirrte pastaj në treg.

I arrestuari, sipas komunikates së uniformave blu, është shtetasi Arben D.

Ky person e kishte kthyer shtëpinë e tij në një minipunishte të prodhimit të detergjenteve dhe shampo të markave të ndryshme në banesë, me ngjyrues dhe sapunë, për ti shitur ato.

Kjo veprimtari e paligjshme, sipas policisë, ishte përsëritëse prej tij, pasi 53 vjeçari është arrestuar edhe 6 vite më parë po për këtë gjë.

Të Fundit