Vetëm në korrik hynë në Shqipëri gati 2 milionë turistë, duke e kaluar edhe numrin e popullsisë sonë. Por sezoni tjetër vjen shpejt, ndaj po shpejt duhen marrë masat për ta shpëtuar ne turizmin këtë herë.
“Një nga problemet ishte mungesa e informacionit. Shumë turistë kishin mungesë informacioni për të gjetur një adresë, hotelin, muzeun, pedonalen, bunkerin, stacionet e transportit publik etj….Duhet të kemi parasysh që ata e përdorin shumë transportin publik që të mos shpenzojnë shumë, pasi turistët që erdhën së fundi ishin turistë ekonomikë. Infrastruktura është problem prej vitesh dhe kjo rëndonte trafikuan dhe një destinacion që arrihej për 2 orë, mund të bëhej për 4 apo më shumë orë.
Mungesa e punëtorëve ishte shumë e dukshme në të gjithë zinxhirët e turizmit, agjencitë, operatorët, hotelet, restorantet, baret. Edhe ata të rinj që kanë mbetur nuk duan të punojnë. Fillojnë 1 muaj dhe e lënë punën. Një zgjidhje është rritja e pagave që punëtorët të kenë motiv që të punojnë në vendin e tyre dhe specifikisht në këtë sektor.”-shprehet Fjorida Zani, agjente turistike.