300 punonjës të Policisë Bashkiake dhe 200 të Policisë Rrugore bëhen bashkë për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë e nxënësve

Për ditën e parë të shkollës në Tiranë, do të angazhohen në terren 300 efektivë të Policisë Bashkiake, si dhe 200 efektivë të Policisë Rrugore për të ndihmuar në menaxhimin e trafikut dhe sigurinë e nëxnësve në shkolla gjatë procesit mësimor. Plani i masave që përfshin detyrat e përgjithshme të shërbimeve të Policisë Bashkiake dhe Policia Rrugore u prezantua sot në prani të drejtuesve të dy insittucioneve.

Në takiminin e përbashkët të dy strukturave që u zhvillua sot në Sheshin Italia, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllanaj, bëri të ditur se përveç detyrave të parashikuara për t’u kryer nga shërbimet policore, është përcjellë informacioni i duhur, ku strukturat përkatëse në Bashkinë Tiranë kanë marrë të gjitha masat për përmirësimet infrastrukturore pranë shkollave, si dhe shtimin e sinjalistikës rrugore në afersi të tyre.

“Disa nga detyrat kryesore që do të realizojnë shërbimet e Policisë Bashkiake, janë marrja e masave dhe mbulimi me shërbime në 70 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit, që në orët e para të mëngjesit, gjatë pushimit të madh, si dhe në përfundim të mesimit. Gjithashtu, do të ndërhyrhet në menaxhimin të trafikut të mjeteve dhe këmbësorëve në 30 rrugë dhe kryqëzime kryesore, në ndihmë të policisë rrugore”, sqaroi Ermal Kapllanaj. Sipas tij, do të mrren masa bashkëpunimi me institucionet dhe inspektoriatet e tjera shtetërore për tregëtinë e paligjshme dhe të palicensuar, që mund të bëhet në afërsi të rrethimit të shkollave të qytetit (ambulantet).

Krahas marrjes së informacioneve, apo konstatimin e veprimtarive të mundshme të palgjshme në afërsi të shkollave të cilat në çdo rast do t’i raportohen Policisë së Shtetit, Policia Bashkiake do të monitorojë ndalimin e automjeteve që transportojnë mallra gjatë orarit të ndaluar. “Policia Bashkaike do të marrë masa në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, për të ndaluar, apo ndëshkuar me masa administrative, automjetet që shkelin urdhrin e entit pronar të rrugës (Bashkia Tiranë), për kufizimet e lëvizjes së automjeteve në oraret e ndaluara, që janë 07:00-09:00 për automjetet për transport të përzier (mallrash), si dhe atyre mbi 3.5 ton që ndalohet të hyjnë nga ora 07:00-20:00, në brendësi të unazës së mesme e të vogël të qytetit”, përfundoi Kapllanaj.

I pranishëm në takimin midis Policisë Rrugore dhe asaj Bashkiake, Shefi i Qarkullimit Rrugor në Policinë e Tiranës, Besmir Qibini apeloi për kujdes të shtuar për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe drejtuesit e mjeteve. “Këmbësorët të ecin në vendkalimet e dedikuara për ta, duke respektuar vizat e bardha dhe semaforin. Përdoruesit e biçikletave, patinave elektrike dhe motomjete të pajisen me kaska dhe të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale në rrugë. Drejtuesit e mjeteve të shmangin përdorimin e tyre për distanca të afërta. Në rast shoqërimi të fëmijëve me mjet, fëmijët të pozicionohen në sediljen e pasme të mjetit dhe nëse është e nevojshme në sexhiolino”, deklaroi Qibini.

Për drejtuesin e Policisë Rrugorre të Tiranës, qëndrimi i mjetit duhet të mos jetë në afërsi të kryqëzimeve dhe vizave të bardha, si dhe të mos bëhen pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera, duke racionalizuar maksimalisht kohën e qëndrimit, gjithnjë në anën e djathtë të rrugës. “Drejtuesit e mjeteve të transportit të nxënësve veçanërisht të kenë parasysh që të tregojnë kujdes në hypje-zbritjen e nxënësve, duke ndaluar mjetet në vendet në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për lëvizjen e mjeteve të tjera. Po kështu, pas shoqërimit të nxënësve në shkollë të kujdesen deri në përcjelljen e pasagjerit të fundit nxënës në ambientet e shkollës. Suksese të gjithë nxënësve dhe gjimnazistëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në këtë ditë të rëndësishme! Të gjithë së bashku për një të ardhme të sigurt të fëmijëve tanë!”, përfundoi Qibini.

Me detyrat specifike të parashikuara në këtë plan masash, si dhe vendin e shërbimit, të gjitha shërbimet e Policisë Bashkiake dhe asaj Rrugore janë orientuar edhe mbi mënyrën e bashkëpunimit midis policive në funksion të arritjes së qëllimit të përbashkët, që është lehtësimi i trafikut dhe siguria në shkolla.

Të Fundit