Prizren/Me master ne fizarmonike, por e skualifikojne 3 here ne konkurim! – Stop – 13 Nentor 2020

Jemi ndalur në Prizren, pasi i riu 27 vjecar, Shkumbin Miftari ka mbaruar Universitetin e Arteve në Tiranë bashkë me masterin për Fizarmonikë. Arsyeja, për të cilën ai i është drejtuar emisionit “Stop”, është, se Shkumbini është i vetmi në Republikën e Kosovës me master si mësues fizarmonike, por ka 4 vjet, që është pa punë.Në vitin 2019 shkolla e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren hapi konkursin për një vend të lirë si mësues fizarmonike. Shkumbin Miftari shprehu interesin për këtë pozicion, por konkursi i parë u anulua për mungesë të kandidatëve të tjerë. Drejtori i shkollës, Vesel Krasniqi na thotë, se në këtë institucion prej 10 vjetësh nuk ka mësues me arsmin përkatës.Në konkursin e dytë sërish Shkumbini nuk u njoftua, se cfarë ndodhi me pikët dhe rezultatet.Për herë të tretë Shkumbinit i zhdukin dosjen dhe shpallin fitues personin, që kishte 10 vjet në shkollën “Lorenc Antoni” pa arsimin përkatës.

Të Fundit