Një 8-vjeçare nga Ohio e SHBA ka qenë në titujt kryesorë në mediat e vendit pasi morri makinën e prindërve dhe doli për pazar.
Sipas njoftimit të policisë, vajza ka hipur në fuoristradën e familjes së saj mëngjesin e së dielës, 15 shtator dhe ka shkuar me makinë për rreth 25 minuta drejt dyqanit të saj të preferuar , Target.
Familja e vajzës thirri policinë duke raportuar se vajza e tyre ishte e humbur dhe makina e tyre ishte vjedhur.
Gjatë hetimeve të tyre, oficerët zbuluan se kamera e sigurisë së një fqinji tregonte se vajza e re po largohej vetëm nga lagjja.
Kamerat nga rrugët e zonës ku lëvizte vogëlushja rregjistruan rrugën e saj. Ajo goditi një kuti postare gjatë vozitjes, por nuk raportohet për të lënduar apo dëme të tjera. Më vonë ajo u gjet e sigurt brenda Target duke bërë pazar, duke pirë një frappucino, pasi kishte shpenzuar 400 dollarë.
“Epo, më në fund gjeta një grua që është më e nxituar për të blerë në Target sesa gruaja ime,” tha me humor policia e Bedfordit në një deklaratë në internet për incidentin të dielën. “Nuk jam i sigurt se çfarë bleu ajo ose nëse ishte në gjendje të përdorte aplikacionin Target për të kursyer 5%. E lamë të mbaronte frapucinon e saj dhe e kthyem te familja e saj”.
Pas gjetjes së fëmijës , policia ka thirrur prindërit dhe e ka liruar vajzën pa asnjë akuzë për shkak të moshës së saj të re