Princesha japoneze, Mako heq dorë nga kurora për t’u martuar me një njeri të thjeshtë – Stop
Bota, Të Gjitha

Princesha japoneze, Mako heq dorë nga kurora për t’u martuar me një njeri të thjeshtë

TOKIO – Princesha e Japonisë, Mako Akishino u martua me një njeri të thjeshtë këtë të martë, në një ceremoni të vogël e pa shumë zë, e cila sipas saj vinte 3 vite me vonesë, pasi shumë e kishin kritikuar dhe quajtur atë të pavend – “Ishte një zgjidhje për të jetuar duke iu gëzuar zemrave të njeri tjetrit” – tha ajo.

Martesa i kushtoi princeshës Mako titullin mbretëror dhe tashmë ajo ka marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj, Kei Komuro.

Ai gjithashtu e ka komentuar këtë martesë për mediat duke thënë se, “E dua Makon. Kemi vetëm një jetë dhe duhet ta shpenzojmë me dikë që e duam.”

Mako e cila sapo bëri 30 vjeç, tre ditë para se të martohej, ishte mbesa e Perandorit japonez Naruhito. Ajo dhe Komuro kanë qenë shokë klase në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë të Tokios.

Të martën në mëngjes, princesha Mako e la pallatin mbretërorë e veshur në një fustan ngjyrë blu e lehtë, duke mbajtur në dorë një buqetë me lule. Ajo bëri përshëndetjen tradicionale japoneze duke u përulur me respekt para prindërve të saj, princit të kurorës Akishino dhe Princeshës Kiko, si dhe motrës së saj princeshës Kako.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *