Presidentja e KE: Shqipëria ka marrë 230 milionë euro ndihmë për pandeminë

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama se Shqipëria ka përfituar 230 milionë euro ndihmë për rimëkëmbjen nga pandemia.

Rajoni ka përfituar 3.3 miliadë euro ndihmë për pandeminë, me grante dhe financime.

Sipas von der Leyen në shumë janë përfshirë pajisjet mjekësore dhe paketa të plota rimëkëmbje.

Presidentja e KE nxiti qytetarët të vaksinohen, ndërsa vlerësoi si lajm të mirë njohjen e certifikatës anti-COVID të Shqipërisë nga BE.

Lidhur me investimet europiane në Shqipëri, von der Leyen tha se do të sugjerohet një shtesë prej 600 milionë euro ndihmë për vendin tonë për këtë vit, përpos ndihmës aktuale që Shqipëria ka përfituar prej 500 milionë eurosh.

“Do të punojmë për rehabilimitin e hekurës së Durrësit dhe Tiranës me atë të Podgoricës, si dhe do të rehabilitojmë edhe Fierzën,” u angazhua presidentja e KE.

Të Fundit