Ndonëse kanë kaluar pak vite kur Turqia kaloi në një sistem ekzekutiv presidencial, Presidenti Recep Tayyip Erdogan shprehet se vendi ka nevoje për një kushtetutë të re.
Gjatë një fjalimi ta mbajtur para kabinetit të tij Erdogan foli për nevojën e hartimit të një kushtetute të re dhe “civile” por pa dhënë të tjera detaje.
Në fjalën e tij, Erdogan kujtoi se dy kushtetutat e fundit të vendit – të miratuara në vitin 1961 dhe 1982 – u hartuan pas grushteve të shtetit ushtarak dhe përmbanin gjurmë “të pashlyeshme” të “tutelës ushtarake”.
“Ndoshta ka ardhur koha që Turqia të debatojë për një kushtetutë të re, kjo detyrë duhet të kryhet para njerëzve dhe përmes pjesëmarrjes së të gjithë përfaqësuesve të tyre në një mënyrë transparente, dhe teksti që e përcakton këtë duhet të paraqitet për miratim nga njerëzit,” – tha Erdogan.
Erdogan shtoi se ai do të diskutonte çështjen me aleatët nacionalistë të partisë së tij.
Në vitin 2018, Turqia kaloi nga një sistem parlamentar në një sistem ekzekutiv presidencial që përqendroi shumicën e pushteteve në duart e presidentit.
Tranzicioni erdhi pas një referendumi që ndryshoi disa nene të kushtetutës së vitit 1982.
Grupet e të drejtave dhe aleatët perëndimorë kanë kritikuar Turqinë pasi nën qeverisjen e Erdogan shprehen se ka pasur rritje të autoritarizmit dhe kërcënimeve ndaj sundimit të ligjit veçanërisht pas grusht të shtetit të 2016.
Autoritetet turke kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se masat ishin të nevojshme për sigurinë kombëtare.