Një zotëri tregon, se si është mashtruar nga 28 vjecarja Joana Bocaj, nga qyteti i Vlorës. Zonja është prezantuar si punonjëse e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë dhe ka thënse, se i duheshin rreth 100 punonjës, pasi mbulonte gjithë jugun. Zotëria në fjalë ka paguar 2500 euro te Joana, që nusja e djalit të fillonte punë si shefe finance në Spitalin Memorial të Fierit. Joana i dha edhe një urdhër emërimi dhe procedura do të përfundonte për dy muaj. Por kaluan më shumë se 6 muaj dhe ende asgjë. Më pas zotëria i kërkoi lekët, por as ato nuk i mori.Një zonjë tjetër tregon, se ka dhënë 2 milionë lekë për një vend punë si specialiste në njësinë vendore të kujdesit shëndetsor.Një tjetër zonjë nga Tirana tregon, se Joana Bocaj u ofrua për të siguruar pagesën e kempit për dy të afërmit e saj dhe punësimin e saj. Në total zonjës i ka marrë rreth 8 milionë lekë, nga të cilat i ktheu 3 milionë.
Joana Bocaj, e reja mashtruese nga Vlora, kishte krijuar profilin e saj si specialiste në Drejtorine e Kujdesit Shëndetsor Vlorë. “Stop” ka siguruar një video, ku duket Joana në makinë, duke numëruar 2500 euro të marra për një vend pune, që nuk do të realizohej asnjëherë.Madje mashtrimi i Joanës ka shkuar deri aty, sa ajo kishte sajuar edhe një dokument fals emërimi për një zonjë në pozicionin e shefes së financës në Spitalin Memorial të Fierit.Emisioni “Stop” iu drejtua me një kërkesë për informacion Drejtorisë Qëndrore të Operatorit të Kujdesit Shëndetsor, institucion, që hodhi poshtë këtë emërim.Në bisedë me personat që ka mashtruar, Joana Bocaj e pranon, që u ka marrë lekë e që do t’ua kthejë. Por kur gazetarja e “Stop” komunikon me të,ajo thotë, se as që ka dijeni për këtë lloj argumenti.