Preku pjesët intime para tifozëve, Disiplina toleron Ronaldon

Portugezi ‘shmang’ burgun dhe dëbimin

Cristiano Ronaldo nuk do të dënohet për gjestin e turpshëm ndaj tifozëve të Al Hilal. Ky është vendimi i marrë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Arabe të Futbollit, që kurseu dënimin e rëndë për portugezin.

38-vjeçari rrezikonte burgun dhe dëbimin nga vendi pasi preku pjesë intime teksa shkonte drejt dhomave të zhveshjeve. Një gjest që shumë tifozë e konsideruan si tepër të rëndë, duke shkaktuar polemika të shumta. Por duket se verdikti është dhënë tashmë dhe Ronaldo do të vijojë i qetë në eksperiencën te Al Nassr.

Ronaldo i shpëtoi këtij verdikti pasi u shqyrtua vetëm në ndeshje zyrtare të futbollit, për të anashkaluar videot në rrjetet sociale. Madje klubi ka pranuar se futbollisti mori një goditje në atë pjesë dhe kjo ka shkaktuar atë veprim të tij.

Dënimi i vetëm i dhënë nga Disiplina është një gjobë prej 4 mijë eurosh. Verdikt që nuk mund të apelohet nga klubi për shkak të hyrjes me vonesë në fushë në duelin e pjesës së dytë.

Të Fundit