Ka ndërruar jetë në spital Jani Çela 58-vjeç, i cili prej 17 marsit ndodhej në gjendje kome pas aksidentit në Tepelenë.
Pas vdekjes së Çelës shkon në pesë numri i personave që humbën jetën si shkak i aksidentit tragjik të 17 marsit, mes tyre një çift bashkëshortësh dhe krushka e tyre.
Jani Çela, 58 vjeç, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme ndodhej në gjendje kome, në spitalin e Traumës në Tiranë.
Mbrëmjen e 17 marsit një aksident tragjik me pasojë vdekjen e katër personave ndodhi në Tepelenë si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve.