Një tjetër dramë sociale vjen në “Stop”. Bëhet fjalë për historinë e një gruaje, që dhunohej prej 10 vitesh nga ish-bashkëshorti i saj dhe ish-vjehrri.Gruaja tregon, se pas një martese 20 vjecare, nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë 13 dhe 16 vjec, cifti u nda. Gruaja ka marrë 2 urdhra mbrojtjeje, nga burri dhe vjehrri. Bashkëshortin e futën në burg, ndërsa vjehrri duhej t’i rrinte 500 metra larg, pasi jetonin bashkë.Ish familjarët e bashkëshortit ia bënë jetën të pamundur, duke i prerë dritat dhe ujin, dhe marrë rrobat. Pas divorcit të vitit 2020, kujdestarinë e fëmijëve e mori zonja, ndërsa i ati duhet t’i shihte cdo të shtunë nga ora 10 deri në orën 14. Por fëmijët nuk duan ta takojnë të atin dhe përmbaruesi, psikologia dhe punonjësja sociale akuzojnë gruan për këtë dhe detyrojnë fëmijët për takim.Zonja ka marrë 2 gjoba nga 500 mijë lekë, me akuzën, se pengon takimet e babait me fëmijët.
Për cështjen e divorcit të vështirë, në të cilin fëmijët nuk duan të takojnë babain e tyre dhunues, ne morëm pjesë me kamera në bisedat me punonjësen sociale, psikologen e përmbaruesin.Fëmijët bëjnë rezistencë edhe për takimet me këta zyrtarë. Ndërsanë një video regjistrim me të atin, ia deklarojnë edhe atij, se nuk e duan pjesë të jetës së tyre, pasi ai i ka rrahur me rrip.Eksperti ligjor Demir Ciftja shprehet, se nuk ka asnjë ligj e as gjykatë, që të detyrojë fëmijët të takojnë prindin, kur gjë ju është mundësuar.