Posta Shqiptare ka publikuar pak më parë një njoftim me rëndësi për të gjithë qytetarët.
Posta njofton se një adresë në rrjetet sociale me emrin e saj po mashtron qytetarët.
Kjo adresë e rremë, duke përfituar nga reputacioni i Postës Shqiptare, mashtron qytetarët duke i shitur produkte që supozohet se janë me ulje.
Marrë shkas nga kjo, Posta Shqiptare i rikujton qytetarëve adresat e saj zyrtare.
Postimi i postës:
Njoftim me rëndësi!
Posta Shqiptare bën me dije për të gjithë klientët e saj se në rrjetet sociale është hapur një adresë me emrin e institucionit tonë, duke abuzuar me reklamimin e shërbimeve të cilat nuk ofrohen nga ne.
#PostaShqiptare rikujton çdo qytetar se adresat tona zyrtare janë si më poshtë:
– https://www.postashqiptare.al/
– https://instagram.com/posta_shqiptare?igshid=MzRlODBiNËFlZA==
Për çdo informacion iu lutem na kontaktoni në numrat tanë të shërbimit ndaj klientit:
– 0682044727
– 0682044707
Si dhe në adresën e e mailit:
Jemi çdo ditë me fokus tek qytetari”, thuhet në njoftim.