Porti i Durrësit, Berisha: 60% të aksioneve i kanë Edi Rama dhe Lul Brava

Kreu i PD-së, Sali Berisha, paralajmëroi detaje të reja për portin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se pas aferës së portit qëndron Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Ka vjedhur 420 mln euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, dhe mbyll djegësin e Elbasanit me SKAPIN e tij, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katrorë tokë, me një sipërmarrje, shumë shpejt do njiheni me dokumente false, 60% të aksionerëve janë thjesht Edi Rama Lulzim Brava, dhe mafiozë rreth tyre, ndaj dhe emrat nuk thuhen dhe po organizojnë vjedhjen më të tmerrshme që Durrësi ka njohur. Por ne do i dalim zot”, tha Berisha.

Berisha tha se Rama ka rikthyer monizmin dhe i ka varfëruar shqiptarët.

“Në vitet 90 u ngritëm me moton “vdekje komunizmit” dhe e përmbysëm sistemin, sot është koha dhe një herë të përsërisim “vdekje, vdekje monizmit” të bazuar kësaj here në drogën, vjedhjen, krimin… ky monizëm duhet të arkivohet një minutë e më parë. Ky monizëm e ka bërë kombin më të varfër. Ky monizëm nuk ka të ndalur aferat e tmerrshme të Edi Ramës”.

Të Fundit