“Populli s’ka bukë ç’na duhen aeroportet”,Rama kritikëve: Aeroportet,fabrika buke

Në ceremoninë e mbajtur sot në nisje të punimeve të Aeroportit të Vlorës, Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur të gjithë kritikëve të cilët thonë se Shqipërisë nuk i duhen aeroportet kur populli s’ka bukë. Kryeministri tha se aeroporet janë fabrika buke.

“Aeroportet s’janë as parkingje makinash që ulin e sistemojnë avionë në tokë e s’janë as stacione ku venë e vijnë njerëz të cilët thjesht kryejnë nevojat e tyre për transport. Janë motorë të jashtëzakonshëm zhvillimi ekonomik social e progresi tërësor të vendeve. Atyre që kanë atë inercinë e atij avazit që populli s’ka bukë ç’na duhen aeroportet, unë dua t’jua përsëris edhe këtu çështja e bukës është çështje që shqiptarët s’e kanë pasur problem që nga koha e Skënderbeut, por aeroportet janë fabrika buke se rrisin të ardhurat e vendit. Sepse sjellin konsumatorë në vend dhe sa më shumë njerëz vijnë në një vend përmes aeroporteve aq më shumë vendi ka mundësi të rrisë shërbimet e sa më shumë vendi rrit shërbimet aq më shumë ka mundësi të rrisë prodhimet krijohet një zinxhir i tërë ekonomik që i mbetet vendit, rriten dhe të ardhurat”, tha Rama.

Të Fundit