Politikani I.M me dosje/ Nikolla: Kërkohet ndërhyje e menjëhershme nga Kuvendi

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka folur lidhur me njoftimin e Autoritetit të Dosjeve se një politikan i nivelit të lartë me inicialet I.M përmendet në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit.

Nikolla tha se rasti është tronditës dhe se Kuvendi duhet të reagojë. Më tej ajo theksoi se ka thirrur kryetarët e grupeve dhe i ka informuar mbi letrën ndërsa shtoi se s’mund të flas më shumë në këtë fazë të kësaj çështjeje.

“Autoriteti i Dosjeve flet per nje politikan te larte me inicialet I.M që ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit. Autoriteti i Dosjeve ka nisur një letër, ku më vë në djeni përfshirjen e këtij politikani dhe kërkon ndërhyrje për veprime. Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër. Ndaj kam thirrur kryetarët e grupeve, kryetaret e komisionit të ligjeve, që i kam informuar mbi letrën e autoritetin. Dua të falënderoj Autoritetin e Dosjeve për hetimin e pavarur dhe kurajon e adresimit të këtij rasti. Në respekt të ligjit s’mund të flas më shumë në këtë fazë.”, tha Nikolla.

Të Fundit