Lidhur me ngjarjen e pazakontë të ndodhur në Lushnje, nga ku u vodhën eshtrat e një personi të vdekur 17 vjet më parë, policia ka dalë me detaje te reja. Sipas informacioneve policore, personi ka dëmtuar varrin duke e gërmuar. Policia thekson se 36-vjeçari me iniciale O. R., në fjalë vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 10:00, roja i varrezave të qytetit të Lushnjës, shtetasi O. R., ka konstatuar dëmtime në pjesën e sipërme të një varri.
Paraprakisht dyshohet se varri është dëmtuar (gërmuar), nga shtetasi E. N., 36 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin E. N., në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.



